Përgjatë tre viteve të ardhshme, Turqia ka në plan të ndërtojë fakultetin më të madh për memorizimin e Kuranit, mbi një sipërfaqe prej 32 mijë metër katrorë dhe me kapacitet 856 studentë.
Administratorët e institutit “Hilalije” për memorizimin e Kuranit, të cilët brenda një pesëdhjetë vjeçari kanë nxjerrë tre mijë hafizlerë, synojnë që institutin e tyre ta shndërrojnë në një fakultet për të rritur kapacitetin e studentëve që duan të mësojnë Kuranin.
Fakulteti do të ketë edhe një institut për studime rreth Kuranit, ambiente për tu thelluar në shkencën e Kuranit, një bibliotekë të madhe dhe një xhami me kapacitet prej 2700 personash. Fakulteti do të mbulojë të gjitha shpenzimet e studentëve. /a.online/kohaislame