3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Turqia ndalon teorinë e evolucionit në shkolla

Më të lexuarat

Nxënësit e gjimnazit në shkollat turke nuk do të mësojnë më teorinë e evolucionit. Lënda është hequr nga kurrikula pas ndryshimeve të bëra me qëllim eliminimin e temave të diskutueshme, tha shefi i bordit kombëtar të edukimit Alpaslan Durmus.

“Nëse nxënësit tanë nuk kanë background, njohuri shkencore apo informacione për të kuptuar debatin mbi temat e diskutueshme, ne i lëmë ata jashtë këtyre temave”, tha Durmus. Kurrikula e re do të hyjë në fuqi në kohë për vitin shkollor 2017-2018. Ajo mbi të gjitha nënvizon vlerat kombëtare dhe nxjerr në pah kontributet e bëra nga studiues turq dhe myslimanë.

Mësimet e historisë, sipas Durmus, do të shohin përtej eurocentrizmit dhe mësimet e muzikës do të fokusohen tek të gjitha ngjyrat e muzikës turke. Kritikët i shohin ndryshimet në sistemin arsimor si një hap tjetër drejt realizimit të ambicieve të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim për ta bërë Turqinë më konservatore. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar disa herë se do që të rritet një gjeneratë virtuoze, shkruan Top Channel.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit