Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe njëkohësisht Kryeministri Binali Yildirim mbajti një fjalim gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë së tij.
Turqia mallkoi Izraelin, i cili masakroi popullin e pafajshëm palestinez, ndërsa dënoi ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe njëkohësisht Kryeministri Binali Yildirim mbajti një fjalim gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë së tij.
Gjatë fjalimit të tij Kryeministri Yildirim preku edhe në zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem duke i shpërfillur rregullat ndërkombëtare, ndërsa mallkoi Izraelin për martirizimin e 60 palestinezëve dhe plagosjen e rreth 3 mijë të tjerëve gjatë protestave paqësore kundër provokimit të ShBA-së dhe dënoi ashpër veprimet e kësaj të fundit, e cila minon atmosferën paqësore në rajon. Në fjalën e tij Kryeministri Yildirim theksoi se “Dje i dëshmuam një terrori të ri të Izraelit, të cilin bota e ndoqi në heshtje”, ndërsa i bëri thirrje vendeve islame për ti rishikuar marrëdhëniet e tyre me Izraelin.
“Bota islame është e detyruar të tregojë humanizëm, unitet dhe solidaritet ndaj këtyre mizorive. Askush nuk duhet të heshtë para këtyre persekutimeve. Turqia nuk heshti dhe nuk do të heshtë ndaj këtyre mizorive”, bëri të ditur Yildirim.
Republika e Turqisë dhe 81 milionë banorët e saj deri më sot i doli për zot kauzës së drejtë palestineze, ndërsa do të vazhdojnë ti dalin për zot edhe në të ardhmen.
“Këto plumba janë shtënë ndaj ndërgjegjes së njerëzimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat mbështesin dhunë e Izraelit, duhet të dinë se dhuna, e cila nuk përmirësoi Nemrutin, ajo nuk do ta përmirësojë as ata që shtinë ndaj njerëzve të pafajshëm. Zhvendosjen e ambasadës së ShBA-së në Jerusalem e shohin si një sabotim ndaj paqes dhe nuk e njohim”, bëri të ditur në mes tjerash Kryeministri Binali Yildirim.