11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Turqia kërkon zonë sigurie për refugjatët në Siri

Më të lexuarat

Turqia kërkon të krijojë një zonë të sigurtë në kufirin me Sirinë, për të lehtësuar mbipopullimin e qyteteve jugore turke me refugjatë kryesisht sirianë, që llogariten të jenë rreth 2 milionë. 
Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çaushollu tha për CNN se kjo zonë sigure që do të krijohet nga sulmet e vazhdueshme ajrore të ushtrisë turke mbi pozicionet e ISIS në territorin sirian, do të ndihmojë jo vetëm në rikthimin e refugjatëve nga Turqia, por edhe nga shtetet e tjera fqinje. Formimi i këtyre zonave të sigurisë është konfirmuar edhe nga zyrtarë amerikanë, të cilët thanë se kjo temë ka qenë pjesë e bisedimeve për lejimin e nisjes së avionëve amerikanë nga bazat turke.
Pas arrestimit të rreth 600 personave në disa operacione policore në të gjithë vendin, dhe lejimit të Shteteve të Bashkuara të nisin sulmet ndaj ISIS nga territori i saj, Turqia duket se po përfiton për të vrarë dy zogj me një gur duke thyer armëpushimin e brishtë që kishte arritur me PKK. Kjo lëvizje është shoqëruar me protesta të shumta të kurdëve në qytete të ndryshme të vendit, ku nuk ka munguar as përleshjet me policinë.
Vetëm të shtunën, dy ushtarë të tjerë turq humbën jetën pas shpërthimit të dy bombave në juglindje të vendit, ku dominon popullsia kurde. Sulmet janë marrë përsipër nga Partia Kurde e Punës, PKK, një organizatë që konsiderohet terroriste nga Turqia, si kundërpërgjigje për sulmet ajrore të bazave të militantëve të saj në Irak.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit