Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu në vlerësimin që i bëri për një kanal televiziv vizitës në Irak tha se, për shkak të luftimeve në Siri, për Turqinë rruga më e lehtë për të zbritur në Gjirin Persik është rruga që kalon përmes Irakut.
Hekurudha e parë që njihet si linja Berlin-Bagdad është shtruar në Irak, theksoi Davutollu, ndërsa shtoi se “pala irakiane tani më shumë është entuziaste për një linjë që zgjatet nga Gjiri Persik deri në Stamboll, e prej këtu deri në Londër”.
“Pala irakiane duhet të veprojë me shpejtësi në lidhje me realizimin e projekteve të transportit. Me marrjen e pëlqimit nga pala irakiane ne do të fillojmë ndërtimin e dy pikave kufitare. Duam të hapim edhe 5 pika të tjera të kalimit kufitar me Irakun”, nënvizoi shefi i diplomacisë turke./trt/kohaislame