3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Turqia kërkon ndërhyrje ndërkombëtare në Siri

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm turk akuzon regjimin e Asad për shpërthimin në kufi

Turqia ka kërkuar ndërhyrjen ndërkombëtare kundër regjimit të Damaskut dhe akuzon një grup të lidhur me shërbimin inteligjent sirian si përgjegjës për shpërthimin e dy autobombave në qytetin turk Reihanli. Deri tani janë arrestuar 9 persona për këtë tragjedi e cila shkaktoi 46 viktima dhe me dhjetëra të plagosur. Në një vizitë në Berlin, ministri i jashtëm turk Davutoglu ka bërë deklarata të qarta. Ai është shprehur se pas sulmeve fshihen grupe që kanë lidhje të ngushta me regjimin e Bashar Al Asad. Turqia kërkon që komuniteti ndërkombëtar ti japë fund sjelljes agresive të këtij regjimi dhe të marrë një qëndrim të qartë kundër provokimeve të Damaskut. Nga ana e tij regjimi sirian mohon cdo lidhje me atentatet dhe akuzin Turqinë se po fabrikon prova për të shkaktua dështimin e përpjekjeve diplomatite të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Por qeveria turke po sulmohet edhe në vend. Me qindra persona kanë protestuar në Antokia për të kritikuar menaxhimin e krizës siriane dhe emergjencën e refugjatëve./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit