Turqia ka deportuar 5.000 terroristë të dyshuar dhe njëherësh ka ndaluar hyrjen në shtet për 53 mijë persona tjerë të dyshuar, tha të enjten presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
“Mbi 3.000 terroristë të DEASH-it, përfshirë krerë të saj, u neutralizuan në operacionin ‘Mburoja e Eufratit”, tha më tej Erdoğan, duke folur në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin indonezian Joko Widodo në Ankara.
Ai tha se në mesin e mijëra të dëbuarve nga Turqia, kishte terroristë të dyshuar nga shtetet e Azisë Jugore.
‘Mburoja e Eufratit’ u zbatua nga luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane në periudhën gusht 2016-mars 2017, dhe e njëjta u mbështetur nga ushtria turke, e cila ndihmoi marrjen e kontrollit të territorit në Sirinë veriore që mbahej nga DEASH-i.
Erdoğan tha se operacioni i mundësoi Turqisë të pastrojë tërësisht kufijtë e saj nga prania e DEASH-it, duke mundësuar kthimin në Siri të mbi 100 mijë sirianëve.