0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Turqia i dhuron Shqipërisë 6 autoambulanca

Më të lexuarat

Qeveria turke i ka dhuruar sot Shqipërisë 6 autoambulanca, pjesë e një granti që Turqia do t’i japë ministrisë së Mbrojtjes për të modernizuar shërbimin e Emergjencave Civile.

Në dorëzimin e autoambulancave mori pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Përfaqësuesi i Ambasadës Turke.

Autoambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e ndihmës së parë dhe pajsjet respiratore, për serum, për monitorimin e zemrës dhe mund të mbajnë deri në 3 pacientë.

Në kushtet e pandemisë së koronavirusit dhe mungesës së autoambulancave, ato do të përdoren dhe nga spitali i Traumës, ku tashmë janë zhvendosur dhe ndërhyrjet kirugjikale të QSUT-së.

Kryeministri Rama ka lajmëruar se si pjesë e këtij granti, do të vijnë së shpejti dhe “qindra uniforma, çadra e pajisje që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit