-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqia gati të nisë prodhimin e barnave inteligjente

Më të lexuarat

Qendra IBG-Izmir, e para ndërkombëtare e Turqisë për biomjekësi dhe gjenome, do të hapet në Izmir më datë 9 shtator.
 
Në këtë qendër, ndërtuar me një investim prej 150 milionë lirash turke (rreth 50 milionë euro), do të prodhohen barna inteligjente për trajtimin e problemeve shëndetësore të shumëllojshme, nga tuberkulozi tek sëmundjet inflamatore dhe nga gripi i zogjve deri tek kanceri.
Përurimi zyrtar i Qendrës së Biomjekësisë dhe Gjenomeve në Izmir pritet të bëhet më 10 shtator nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Sakaq, investitorët kubanë, të cilët janë në qendër të vëmendjes së gjigantëve globalë, kanë kthyer timonin nga Turqia.
Në bashkëpunim me firmën turke “Hasbiotech Ilaç” të vendosur në Stamboll, kubanët do të ndërtojnë në Provincën Kayseri një fabrikë për prodhimin e barnave dhe vaksinave kundër hepatitit C.
Drejtori i firmës “Hasbiotech Ilaç”, Seyfullah Dagistanli, ka bërë me dije se themelet e fabrikës do të hidhen në fillim të vitit 2016 dhe në fazën e parë investimi do të arrijë deri në 30 milionë lira turke (rreth 10 milionë euro).
“Për herë të parë në Turqi, ne do të prodhojmë barna origjinale duke krijuar fillimisht molekulën e tyre. Qëllimi ynë është ta shndërrojmë Provincën Kayseri në një qendër të bioteknologjisë”, është shprehur Dagistanli.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit