8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqia fillon sot procedurat për lirimin e 38 mijë të dënuarve

Më të lexuarat

Sipas informacioneve që ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ ka dhënë, mësohet se për rreth 38 mijë të dënuar në burgje të mbyllura dhe të hapura (rehabilitimi) pritet të fillojnë me procedurat ditën e sotme për lirimin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, që është në cilësinë e një ligji për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, ligji për ekzekutimin e masave të sigurisë dhe dënimeve është ndryshuar.

Sipas nenit të ndryshuar koha për të dënuarit me detyrim paraqitjeje është rritur nga një vit në dy vite. Sipas këtij rregullimi të gjithë të burgosurit që kanë kryer një krim deri më 1 korrik 2016 dhe kanë dy vite burg për të shlyer duke marrë parasysh edhe gjendjen e mirë të tyre do të lirohen me kusht detyrim paraqitjeje.

Kjo shtesë nënkupton faktin që të burgosurit që kanë edhe dy vite burg për të shlyer vitet e mbetura do ti kalojnë pranë familjeve të tyre.

Ndërkohë ata të cilët ishin të dënuar për një kohë të caktuar një të tretën e dënimit mund ta kalonin jashtë duke u liruar për shkak të sjelljes së mirë. Sipas ndryshimeve një i dënuar duke u bazuar në sjelljen e mirë mund të lirohet në gjysmë të dënimit. Këta të dënuar mund të lirohen me kusht (detyrim paraqitjeje).

Në etapën e parë pritet të lirohen 38 mijë të dënuar

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdağ, në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter tha se në etapën e parë pritet të lirohen 38 mijë të burgosur.

Ndërsa zyrtarët e ministrisë thonë se 38 mijë të burgosur pritet të fitojnë lirinë më 17 gusht. Ndërsa në ditët në vijim pritet të lirohen edhe të burgosur të tjerë të cilët mbushin afatin e burgimit sipas ndryshimeve në ligj.

Lirimet fillojnë sot

Sipas rregullimeve të reja në ligj, prokuroritë e rretheve të ndryshme të Turqisë kanë filluar procedurat për lirimet nga burgu. Pas nisjes së procedurave nga prokuroritë pritet që sot pas dreke të nisin edhe lirimet e para.

Sipas ndryshimeve të reja me lirimin e 38 mijë të burgosurve, numri i tyre do të ulet në 175.499.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit