1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Turqia e gatshme për Euro 2024

Më të lexuarat

Stadiumet në qytete të ndryshme të Turqisë janë të gatshme të bëhen nikoqirë për Kampionatin Evropian 2024 (EURO 2024).

 

Stadiumet në qytete të ndryshme të Turqisë janë të gatshme të bëhen nikoqirë për Kampionatin Evropian 2024 (EURO 2024).

Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) është përgatitur t’i dorëzojë UEFA-së dosjen zyrtare për kandidaturë për organizimin e EURO 2024. Ndërkohë, fotografitë e shkrepura nga AA tregojnë se stadiumet janë të gatshme për ndeshjet.

Në mesin e stadiumeve të Turqisë gjenden stadiumi Türk Telekom, ku ndeshjet i luan Galatasaray, stadiumi i Kryeshbashkisë së Bursës, në të cilën ndeshjet i luan Bursaspor, stadiumi Şenol Güneş në qytetin e Trabzonit, Stadiumi i Ri në Kocaeli, stadiumi i Antalyas, stadiumi i Gaziantepit, stadiumi i ri i Eskişehirit, stadiumi Kryebashkisë së Konyas, si dhe stadiumi olimpik Atatürk.

Pritet që së shpejti të përfundojë edhe stadiumi i ri që do të ndërtohet në kryeqytetin Ankara.

Ndërkohë, rival i Turqisë për organizimin e kampionatit është Gjermania.

Vendimi mbi atë se kush do të jetë organizator do të merret nga Bordi Ekzekutiv i UEFA-së në shtator të vitit 2018. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit