Në Panairin e 13-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2017), që organizohet në Stamboll ndërmjet Turqisë dhe Pakistanit janë firmosur 3 kontrata të rëndësishme.
Ndërmjet Turqisë dhe Pakistanit janë nënshkruar 3 marrëveshje dhe një deklaratë qëllimi e memorandum mirëkuptimi në fushën e industrisë së mbrojtjes.
Në Panairin e 13-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2017), që organizohet në Stamboll, pati zhvillime të tilla, që do ta çojnë më tej bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes ndërmjet Turqisë dhe Pakistanit.
Në kuadër të Marrëveshjes mbi Projektin e Avionit për Trajnimin Fillestar Turqia do të blejë nga Pakistani 52 copë avionë mësimor të tipit “Mushshak”.
Aktualisht Forcat Ajrore turke në fluturimet fillestare mësimore gjatë përgatitjes së pilotëve kandidatë përdorin avionët e tipit “T-41” dhe “SF-260”, avionë që i ka në inventarin e saj.
Më herët Komiteti Ekzekutiv i Industrisë së Mbrojtjes kishte marrë vendim për të filluar negociatat me kompaninë pakistaneze “Aeronautical Complex-Kamra”.
Pas përfundimit të bisedimeve, të cilat udhëhiqeshin nga Nënsekretaria e Industrisë së Mbrojtjes, kontrata e dakorduar u firmos në panairin e Stambollit, IDEF-2017.
Synimi është që 52 avionët, që do të sigurohen në kuadër të kontratës në fjalë, të zëvendësojnë avionët “T-41” dhe “SF-260” që përdoren për momentin dhe që e kanë mbushur moshën.
Ndërkaq ndërmjet kompanisë turke STM (Savunma Teknolojileri Mühendislik ve Ticaret AŞ) dhe Pakistanit është firmosur edhe një Deklaratë Qëllimi për Projektin e Korvetës MILGEM. Hedhja e firmës në këtë deklaratë është e rëndësishme në aspektin e vendosmërisë së treguar në këtë drejtim ndërkohë që vazhdon procesi zyrtar.