0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

“Turqia do të vazhdojë solidarizimin me Venezuelën”

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka theksuar se Turqia do të jetë në krah të qeverisë dhe popullit të Venezuelës në çdo situatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Çavuşoğlu dhe delegacioni turk që e shoqëron është pritur në rezidencën presidenciale Miraflores në Karakas, nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur pas takimit, Çavuşoğlu, tha se në takimet e zhvilluara në Venezuelë është diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve të Turqisë me këtë vend.

Kryediplomati turk ka bërë të ditur se presidentit Maduro i ka përcjellë përshëndetjet dhe mesazhet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

“Gjatë takimeve kam vërejtur se mes dy vendeve ka marrëdhënieve vëllazërore dhe ne do të rritim solidaritetin tonë në këto ditë të vështira. Ne do të ndodhemi në çdo situatë në krah të shtetit dhe popullit të Venezuelës”, deklaroi Çavuşoğlu.

Ndërkohë, zv.presidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, tha se mes dy vendeve ka marrëdhënie që zhvillohen në fushën e arit dhe energjisë dhe se këto takime shërbejnë për të thelluar dhe zgjeruar edhe më tej këtë lidhje.

Pasi ka tërhequr vëmendjen në lëvizjen e përbashkët në politikën e jashtme të dy vendeve Rodriguez, tha se “Aty ku ndodhet Turqia, ndodhet edhe Venezuela, po ashtu aty ku ndodhet Venezuela ndodhet edhe Turqia. Dëshirojmë t’i dërgojmë presidentit Erdoğan përshëndetjet nga presidenti Maduro”.

Ministri Çavuşoğlu zhvilloi një takim edhe me homologun venezuelas, Jorge Arreaza, i cili pas takimit në një konferencë të përbashkët për shtyp duke bërë të ditur se i kushtojnë shumë rëndësi vizitës së Çavuşoğlu, është shprehur se “Tashmë dy presidentët tanë janë bërë vëllezër. Gjithashtu edhe ne jemi vëllezër. Tashmë mes Turqisë dhe Venezuelës ka një vëllazëri. Turqia i ka dhënë mbështetje Venezuelës kur ajo ndodhej në rrethimin ekonomik. Ajo ka zgjatur dorën e miqësisë dhe vëllazërisë për ne”.

Vizita e Çavuşoğlu në Venezuelë është vizita e parë pas 19 vitesh në nivelin e një ministri të jashtëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit