Ukraina është pretenduese për të marrë pjesë në prodhimin e avionit kombëtar turk. Me këtë qëllim Kryetari i Shtetit të Ukrainës Viktor Yanukoviç, ka ardhur në Ankara ku biseduan për prodhimin e përbashkët të avionit të tipit “Antonov-158”.
Kryetari i Shtetit të Ukrainës dhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan e inspektuan avionin së bashku dhe Kryeministri turk mori të dhëna në lidhje me ‘të.
Avioni Antonov-158 ka kapacitet për 99 pasagjerë dhe mund të përshkojë një distancë 3 mijë e 100 kilometra.
Ky avion gjithashtu mund të arrijë shpejtësinë maksimale 850 km/orë dhe mund të bëjë ulje-ngritje në një pistë 1 mijë e 900 metra të gjatë.
Për prodhimin e avionit nuk është marrë ende vendimi përfundimtar.
Se çfarë vendimi do të marrë Turqia për avionin Antonov, një nga prodhimet më të vjetra në botë, kjo do të qartësohet në ditët në vijim.
Pas inspektimit të avionit nga të dy liderët, Kryeministri Erdoan e përcolli personalisht Kryetarin e Shtetit të Ukrainës Yanukoviç.
Kryeministri këtë gjest e kishte bërë së fundmi për Kryeministrin e Luksemburgut Jahn Claude Junker.trt/kohaislame