1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Turqia do të ndërtojë bazë ushtarake shumëfunksionale në Katar

Më të lexuarat

Marrëveshja kritike u nënshkrua të enjten në Katar, ndërmjet Kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu dhe homologut kataras, Sheik Abdullah bin Khalifa Al-Thani, pas takimeve kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Kryeministri Davutoglu tërhoqi vëmendjen se Turqia nuk i braktis kurrë në vetmi miqtë e saj dhe falënderoi Katarin për besimin ndaj vendit të tij.

Duke pasur parasysh periudhën kritike që po kalon Lindja e Mesme, marrëveshja në fjalë bart rëndësi madhore.

Lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, siguria e përbashkët dhe paqartësitë politike në vendet e rajonit i japin bazës ushtarake në fjalë një peshë edhe më kolosale.

Në këtë bazë ushtarake “shumëfunksionale”, që Turqia do të ndërtojë në Katar, pritet të shkojnë me mision të paktën 1.000 ushtarë turq, përfshi këtu njësi të Forcave Ajrore, të Forcave Detare dhe të Forcave Speciale, por edhe ekspertë e trajnues ushtarakë.

Baza ushtarake në Katar do të përdoret përgjithësisht për trajnime dhe stërvitje të përbashkëta.

Sakaq, kreu i Ankarasë zyrtare realizoi në kuadër të kontakteve në Katar një vizitë në Njësinë Ushtarake Turke me mision në këtë vend, si bëri një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Katarit.

Davutoglu u takua gjithashtu me liderin e Zyrës Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hamas), Khaled Mashal, i cili jeton prej vitit 2012 në Doha të Kaatarit, si dhe me kreun e delegacionit negociues të opozitës siriane, Riyad Hijab.

Shefi i ekzekutivit turk përfundoi mbrëmjen e të enjtes kontaktet 2-ditore në Katar dhe u kthye në Ankara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit