Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu deklaroi sot se vendi i tij, pas marrjes së presidencës së BE-së nga ana e Qipros, do të vijojë bashkëpunimin me BE-në, por nuk do të marrë pjesë në asnjë tubim që do të kryesohet nga Qiproja.
Pas ndarjes së ishullit të Qipros, Turqia nuk e njohu këtë shtet si vend sovran dhe kundërshton fuqishëm marrjen e kryesimit 6-mujor të BE-së para se qipriotët grekë e turq të gjejnë zgjidhje politike.
Davutoglu e bëri këtë deklaratë pas bisedave të sotme me shefen e diplomacisë së BE-dsë Catherine Ashton, dhe me komisarin për zgjerim, Stefan Füle.
Qipro është e ndarë që nga viti 1974./koha/kohaislame