Turqia po mbështet Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në lidhje me zjarret e përhapura në këto vende…
Turqia dërgoi 1 aeroplan dhe 1 helikopter zjarrfikës në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë për shuarjen e zjarreve që kanë rënë në këtë rajon.
Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e menaxhimit të Fatkeqësive dhe Gjendjeve Emergjente (AFAD) pranë Kryeministrisë turke thuhej se në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë janë dërguar një aeroplan dhe një helikopter zjarrfikës.
Si rezultat i mos shuarjes nga ajri i zjarreve që po vazhdojnë për një kohë të gjatë në Shqipëri dhe Bosnjë Hercegovinë, në deklaratën ku rikujtohej kërkesa që i është bërë Turqisë për ndihmë thuhej: “Në këtë kontekst, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Çështjeve Pyjore dhe të Ujit u koordinuan dhe sot u dërgua në Shqipëri një aeroplan i tipit dhe cl-215, dhe një helikopter Kamof në Bosnjë Hercegovinë për shuarjen e zjarreve”./trt/kohaislame