1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqia cilëson “joserioze dhe të pabaza” deklaratat e Junckerit në parlamentin grek

Më të lexuarat

Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i quajti si “joserioze dhe të pabaza”, deklaratat e Kryetarit të Komisionit Evropian (KE), Jean Claude Juncker në parlamentin grek në adresë të Turqisë.

 

Turqia i ka cilësuar si “joserioze dhe të pabaza”, deklaratat e Kryetarit të Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker në parlamentin grek.

“Ne i mohojmë këto deklarata, të cilat nuk janë serioze dhe nuk kanë baza ligjore”, tha Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) në përgjigje të një pyetjeje lidhur me deklaratat e Junckerit në adresë të Turqisë gjatë fjalimit që mbajti të enjten në parlamentin grek.

Në fjalimin e Kryetarit të Komisionit Evropian, Juncker, në Parlamentin e Greqisë, ne pamë atë që nën ‘petkun e solidaritetit të Unionit’ ai vazhdon zakonin e gjykimit të të tjerëve duke u sjellë si ekspert në çështjet që kanë të bëjnë me Turqinë,- tha Aksoj dhe shtoi: “Me këto deklarata të mbështetura në tezat greke për Egjeun dhe Mesdheun Lindor, Zyrtarët e BE-së po e humbasin çdo ditë e më shumë kredibilitetin dhe besueshmërinë e tyre. Ne i hedhim poshtë këto deklarata, të cilat nuk janë aspak serioze dhe të bazuara në ligj”.

Hami Aksoy theksoi se ishin habitur përballë deklaratës “Duhet të lirohen patjetër” që Juncker kishte bërë për dy ushtarakët grekë, të cilët ishin arrestuar muajin e kaluar me akuzën se kishin kryer veprën penale të “hyrjes në zonë të ndaluar ushtarake” në provincën Edirne të Turqisë.

“Ushtarët grekë kanë shkelur ligjet turke dhe ata nuk gëzojnë ndonjë privilegj përballë gjyqësorit të pavarur. Ne e dënojnë këtë mentalitet me dy fytyra, i cili kur i do qejfi na përmend shtetin ligjor, ndërsa kur i preken interesat e veta nuk ngurron të bëjë deklarata që nënkuptojnë ndërhyrje në një proces gjyqësor që është në vazhdim”,- përfundoi Aksoj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit