1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqia bën një tjetër hap drejt prodhimit të avionit luftarak kombëtar të gjeneratës së 5-të

Më të lexuarat

Të mërkurën, në Panairin “Eurasia Airshow” në Antalia, Turqia hodhi themelet e një bashkëpunimi të rëndësishëm për projektin e Avionit Luftarak Kombëtar (MMU ose TF).

Kompania Turke e Industrisë Aeronautike dhe Hapësinore (TUSAŞ ose TAI) po vazhdon vrullshëm projektet paraprake për të prodhuar me mundësi dhe aftësi kombëtare avionët modernë, të cilët mendohet të zëvendësojnë gradualisht gjuajtësit F-16 të Forcave Ajrore të Turqisë duke filluar nga viti 2030.

TAI, e cila ka realizuar bashkëpunime të shumëllojshme për këtë projekt, arriti një ditë më parë një akord edhe me Kompaninë Turke të Industrisë Elektronike Ushtarake (ASELSAN).

Dy kompanitë në fjalë, lidere të sektorëve përkatës në industrinë turke të mbrojtjes, nënshkruan një marrëveshje paraprake për projektin TF (Turkish Fighter).

Sipas tekstit të marrëveshjes paraprake, ASELSAN-i do të zhvillojë me burime dhe aftësi tërësisht kombëtare radarë, sisteme të luftës elektronike dhe sisteme elektrooptike për avionin luftarak turk.

Në kuadër të projektit, synohet që të zhvillohen sistemet e misioneve kritike të nevojshme për TF-në dhe të integrohen në avion për t’i dhënë atij aftësi të plotë operimi në fazat e përshtatshme gjatë proceseve të avancuara të projektit.

Si rezultat i arritjeve në fusha të rëndësishme të teknologjisë, siç janë dukshmëria e ulët, foleja e brendshme e armëve dhe municioneve, aftësia e lartë e manovrimit, ndjeshmëria e shtuar e situatës dhe fuzioni i sensorëve, të domosdoshme për një avion të gjeneratës së re, Turqia do të bëhet vendi i 4-t në botë që zotëron infrastrukturën dhe teknologjinë e nevojshme për të prodhuar një avion luftarak të gjeneratës së 5-të, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës.

Panairi “Eurasia Airshow” u hap të mërkurën në Antalia dhe do të vazhdojë deri më datë 29 prill.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit