3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Turqia atraktive edhe për shëndetin e gojës dhe dhëmbëve

Më të lexuarat

Turqia është transformuar në një qendër atraktive edhe për fushën e shëndetit të gojës dhe dhëmbëve…

Turqia është transformuar në një qendër atraktive edhe për fushën e shëndetit të gojës dhe dhëmbëve.

Gjatë viteve të fundit, shëndeti i gojës dhe dhëmbëve, kurimi i të cilave ka një kosto mjaft të lartë, është bërë një nga problemet shëndetësore më të rëndësishme anembanë globit.

Ndërsa Turqia, si rezultat i shërbimeve cilësore dhe çmimeve të arsyeshme në këtë fushë, ka filluar të preferohet gjithnjë e më tepër nga vende të ndryshme të botës.

Kjo situatë në lidhje me shëndetin e gojës dhe dhëmbëve ka sjellë një frymë të re në turizmin shëndetësor.

Me anë të teknikave të reja dhe metodave të ndryshme të trajtimit mjekësor në këtë fushë, Turqia renditet mes shteteve që ndjekin nga afër zhvillimet teknologjike.

Progresi i regjistruar nga Turqia në shëndetin e gojës dhe dhëmbëve u trajtua gjithashtu në Simpoziumin Ndërkombëtar të Stomatologjisë Digjitale, organizuar në Antalia.

Simpoziumi nxori në pah se Turqia zë një vend shumë të avancuar me protokollet e kurave dhe teknologjinë e përdorur në këtë fushë.

Një tjetër arsye në përzgjedhjen e Turqisë për shëndetin e gojës është gjithashtu shkurtimi i kohëzgjatjes së kurës me anë të teknologjisë së sofistikuar.

Sidomos në Antalia, qytet i cili ofron edhe turizmin veror në gati 5 muaj të vitit, po rritet dita-ditës numri i turistëve, që mbërrijnë për të kuruar dhëmbët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit