Agjencia Kombëtare turke e Inteligjencës (MIT) nëpërmjet një operacioni në Siri ka arrestuar terroristin Ibrahim Babat me emrin e koduar “Sheh Guyi”, i ashtuquajturi komandant brigade i PYD/YPG-së dega e PKK/KCK-së në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë, ekipi i MIT-it, terroristin Babat e kanë kapur përderisa ai ishte në lëvizje në Siri me automjetin e tij.
Me deklaratat e terroristit Babat i sjellë në Turqi, janë konfiskuar shumë shpërthyes artizanal, mina dhe pajisje tjera të përgatitur nga organizata terroriste në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” bashkë me elementet e Ushtrisë Kombëtare Siriane.
Gjithashtu me deklaratat e terroristit janë deshifruar edhe planet për sulme të organizatës terroriste në stacionet dhe bazat e Forcave të Armatosura Turke (TSK) në linjën kufitare Siri-Turqi.
Babat iu bashkua organizatës terroriste në vitin 2011 në Cizre të Turqisë.