3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Turqia apelon Presidentin grek: Shmang deklaratat që shkaktojnë tension

Më të lexuarat

Ministria e Jashtme turke ka reaguar ashpër përmes zëdhënësit të saj lidhur me deklaratat e Presidentit grek, Prokopis Pavlopulos.

“Ne i bëjmë thirrje Prokopis Pavlopulos të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e vendit tonë. Shmangni deklaratat që nuk përshtaten me pozicionin tuaj dhe shkaktojnë tension “, ka thënë zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm turk, Hami Aksoy.

Pavlopulos deklaroi nga Pieria.

“Ne u themi atyre, këtu jemi, të jetojmë në mënyrë paqësore, kreative. Ç’është më e thjeshtë sesa të respektojmë të Drejtën Ndërkombëtare, çka është më e thjeshtë sesa të respektojmë Ligjin e Detit, Traktatin e Lozanës”.

Pavlopulos i bëri thirrje Turqisë të matë të ardhmen e saj me masën e kulturës, demokracisë dhe lirisë.

“Ja ku jemi. Përndryshe, ne e dimë që jemi të kundërt. Ne nuk e duam atë, por nëse historia na e kërkon do ta bëjmë atë, siç e bënë paraardhësit tanë “./Ora News.tv

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit