Turqia është e shqetësuar për dhunën e vazhdueshme kundër muslimanëve Rohingya të Mianmarit dhe synon të sjellë çështjen e tyre në agjendën ndërkombëtare duke thirrur komunitetin ndërkombëtar për t’i dhënë fund heshtjes mbi situatën që po ndodh në këtë vend të Azisë Juglindore, raporton Today’s Zaman.
Kryeministri Erdogan tha sot se Turqia ishte e shqetësuar në lidhje me brutalitetin ndaj muslimanëve në krahinën Arakan, vendi ku është përshkallëzuar dhuna së fundmi në Mianmar në afërsi të Bangladeshit.
“Ne presim më shumë ndërgjegjësim nga komuniteti ndërkombëtar për muslimanët Rohingya, të cilët lanë shtëpitë e tyre, gjësendet dhe tokën për shkak të fanatizmit fetar që po përballojnë,” tha Erdogan,
Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutollu foli me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), z.Ekmeledin Ihsanollu, të dielën në lidhje me dhunën e vazhdueshme kundër muslimanëve në Mianmar, duke diskutuar hapat që duhet ndërmarrë për të ndihmuar në normalizimin e situatës në vend.
Presidenti i Mianmarit, Thein ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ne vend dhe ka vendosur trupa ushtarake për të rivendosur stabilitetin.
Qeveria e Mianmarit refuzon të njohë muslimanët Rohingya si banorë të vendit duke pretenduar dhe duke i klasifikuar ata si emigrant, megjithëse ata jetojnë në Mianmar për breza të tërë./mesazhi/kohaislame