6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

TURQI: VENDET ISLAMIKE TAKOHEN NË STAMBOLL GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT

Më të lexuarat

Aktiviteti i Entit të Çështjeve Fetare në Turqi, “Vendet Islamike takohen në Stamboll gjatë muajit të Ramazanit”, solli së bashku klerikët më të njohur nëpër botë.

Në mbrëmjen e Iftarit u theksua uniteti në botën Islame dhe mizoria që po përjetojnë myslimanët në Birmani.

Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare Mehmet Gërmez ishte organizatori i këtij aktiviteti dhe mbrëmja e Iftarit u realizua në Sarajin e Topkapisë.

Në Iftar ishin mbledhur burra të fesë nga vende të ndryshme islamike.

Mehmet Gërmez foli për ndihmat humanitare të Turqisë, vitin e kaluar në Somali dhe këtë vit për myslimanët e Arakanit.

Gërmez theksoi se vitin e kaluar ata si Enti i Çështjeve Fetare filluan në Turqi një fushatë për urinë në Somali e cila pati shumë sukses dhe shtoi: “Ne të gjithë dëshmuam se si një komb mund të shpëtojë një komb tjetër vëlla nga uria edhe pse ai gjendej shumë larg”.

Mehmet Gërmez tha se ata kanë filluar një fushatë edhe për myslimanët e arakanit që gjenden në një situatë të vështirë.

Kurse Muhammed Junus, një prej liderëve të myslimanëve Arakanë theksoi masakrën që po përjetohet në Birmani.

“Sot myslimanët që jetojnë në Arakan janë duke rënkuar nën dhunën mizore që po ushtrohet kundër tyre. Që nga 3 qershori e deri më sot janë masakruar më shumë se 50 mijë myslimanë, ndërsa 50 mijë të tjerë figurojnë të humbur”, tha Junus.

Edhe kryetarët e shoqatave syni dhe shii të Irakut me ftesë të Mehmet Gërmezit dolën në podium së bashku dhe dhanë mesazhe të bashkimit dhe unitetit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit