13.3 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Turqi – vazhdon montimi i raketave Patriot

Më të lexuarat

Në Turqi janë sjellë 4 nga bateritë e raketave Patriot që Turqia i ka kërkuar NATO-s.

2 bateritë e ardhura nga Gjermani u transportuan për në Kahrahmanmarash, ku dhe do të vendosen.

Në garnizonin Gazi filloi menjëherë montimi i sistemit të mbrojtjes kundër ajrore.

Kurse transporti i sistemit të raketave patriot që ka ardhur nga Holanda vazhdoi dje gjatë të gjithë ditës nën masa të forta sigurie nga porti i Iskenderun, ku ishin sjellë me anije, për në bazën ajrore Inxhirlik në Adana.

Planifikohet të 4 bateritë të jenë gati për funksionim deri në fund të muajit.

Ndërsa raketat Patriot që do të vijnë nga Amerika pritet që të mbërrijnë në Turqi në fund të janarit./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit