-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Turqi – Treguesi i besimit ekonomik shënon rritje në shkurt

Më të lexuarat

Indeksi i besimit ekonomik në muajin shkurt u ngjit në 91,5 pikë përqindjeje duke shënuar një përmirësim prej 6,8%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi shifrat e indeksit të besimit ekonomik për muajin shkurt 2017.

Sipas raportit të TUIK treguesi i besimit ekonomik në Turqi nga 85,7 që ishte muajin e mëparshëm u rrit në vlerën 91,5 pikë përqindje.

Përmirësimi në treguesin e besimit ekonomik erdhi si rezultat i rritjes së indekseve të besimit në sektorin e shërbimeve, në sektorin real (industria e prodhimit), në sektorin e ndërtimit dhe në sektorin e tregtisë me pakicë.

Në shkurt treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve u arriti në vlerën e 92,9 pikë përqindje; treguesi i besimit në sektorin real (të industrisë prodhuese) u rrit në 106,5 pikë përqindje;  indeksi i besimit në sektorin e ndërtimit u ngrit në 76,4 pikë përqindje; ndërsa indeksi i besimit në sektorin e tregtisë me pakicë arriti vlerën e 97,9 pikëve përqindje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit