BURSË (AA) – Në Turqi, të paktën 3.700 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore të premten për plagët e pësuara gjatë therjes së kurbanit, gjatë ditës së parë të festës më të madhe muslimane, të Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).
Një numër i madh i lëndimeve u regjistruan edhe këtë vit në ditën e parë të Kurban Bajramit, siç ishte edhe në vitet e mëparshme. Përkundër apelit të autoriteteve turke, shumë qytetarë, si në vitet e mëparshme, nuk angazhuan profesionistë për therjen e kafshëve.
Kështu, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, gjatë therjes së kurbanit janë lënduar 650 persona, në Bursë 550, Eskishehir 115, ndërsa turma kishte edhe në spitalet e qyteteve tjera anembanë Turqisë.
Njerëzit u plagosën nga thikat që përdornin për therjen e kurbanit, ndërsa kryesisht kanë dëmtuar gishtërinjtë, duart ose këmbët. Shumica e personave të dëmtuar pas kontrollit janë larguar nga spitalet, ndërsa disa të tjerë u mbajtën për trajtim.