Bëhet fjalë për gjetjen e një valigjeje brenda së cilës ka patur stoli ari të vlefshme 30.000 lira turke (8.000 dollarë)
DIYARBAKIR (AA) – Gjesti human i punonjësit të një spitali në Diyarbakir të Turqisë, nuk ka kaluar pa u shpërblyer, shkruan Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për gjetjen e një valigjeje brenda së cilës ka patur stoli ari të vlefshme 30.000 lira turke (8.000 dollarë), të cilat të enjten i janë dorëzuar pronarit të saj.
Valixhja me stolitë prej ari është gjetur në koshin e plehrave nga Mehmet Zengin, roje në spitalin shtetëror Ergani në Diyarbakir, të cilën pa hezituar fare ia kishte dorëzuar administratës së spitalit.
Pas një hetimi të kryer, ari i është kthyer të enjten pronarit, ndërsa për veprën e tij humane, drejtoria e spitalit ka shpërblyer Zengin-in me një pagë shtesë.