3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqi, prodhimi i LPG-së shënon rekord në vitin 2017

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Prodhimi i gazit të lëngshëm të naftës (LPG) në Turqi është rritur për 4,4 për qind vitin e kaluar krahasuar me vitin 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që AA ka mbledhur nga Komisioni Rregullator i Tregut Energjetik (EPDK), vendi ka arritur këtë nivel rekord rekord të prodhimit prej një milion ton LPG për herë të parë, ose ekuivalent me një të katërtën e konsumit total të vendit.

Sipas të dhënave të EPDK-së, në Turqi janë shitur katër milionë tonë LPG në vitin 2017, që paraqet pothuajse të njëjtin nivel të konsumi si në vitin 2016.

Të dhënat gjithashtu treguan se importet LPG-së në vend janë ulur për 0,9 për qind në vitin 2017 nga nga viti paraprak, për të shkuar në 3,39 milionë ton. Pjesa më e madhe e importeve të LPG-së ka ardhur nga Algjeria, Norvegjia, SHBA, Kazakistani dhe Rusia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit