11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqi, për sigurinë e Samitit humanitar angazhohen 8 mijë policë

Më të lexuarat

Në Samitin dy-ditor humanitar botëror që po mbahet në Stamboll, për mirëvajtjen e sajë janë angazhuar 8.000 policë, 200 pjestarë të njësive speciale, dy helikopterë të policisë, katër anije dhe 33 specialistë të mbrojtjes anti-diverzante, raporton Anadolu Agency (AA).

Samiti i parë Humanitar Botëror, i organizuar nga Turqia, ka filluar të hënën më 23 maj, dhe po mbahet edhe sot.

Siç bëhet e ditur nga drejtoria e policisë në Stamboll, janë ndërmarrur masa të larta të sigurisë që samiti, në të cilin po marrin pjesë 27 presidentë, 26 kryeministra, 130 ministra nga 116 vende, të kalojë pa probleme.

Ky takim i rëndësishëm po zhvillohet në kohën e migrimit masiv, kur njerëzit në mbarë botën po përballen me kriza të mëdha humanitare, kurse organizatore është Turqia, një vend i cili, sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka pranuar më shumë se tre milionë refugjatë nga Siria dhe Iraku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit