2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Turqi, në Detin Egje shpëtohen nga përmbytja 43 emigrantë

Më të lexuarat

Në mesin e emigrantëve të shpëtuar nga Siria dhe Afganistani ka edhe fëmijë

IZMIR (AA) – Në afërsi të brigjeve në Seferihisar, që i takon krahinës turke të Izmirit, u shpëtuan 43 emigrantë kur anija filloi të mbushej me ujë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA mëson se emigrantët kanë hipur në një gomone me qëllim që të migrojnë ilegalisht në ishujt grekë.

Ekipet e Rojes bregdetare turke shpëtuan 43 emigrantë, prej të cilëve katër fëmijë.

Emigrantët janë me origjinë nga Afganistani dhe Siria kurse pasi u shpëtuan, anija u përmbyt.

Personat e shpëtuar i janë nënshtruar kontrollit mjekësor dhe do t’i dorëzohen Zyrës lokale për të huaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit