8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Turqi, mbahet takimi i grupit parlamentar të AK Partisë

Më të lexuarat

“Nëse populli ynë është i lumtur dhe i kënaqur, atëherë ne ndihemi krenarë me të”, tha Yildirim.

Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe kryeminstri i Turqisë Binali Yildirim tha se “Në emër të Zotit po fillojmë shërbimin ndaj popullit në këtë periudhë të re me dashurinë e ditës së parë. Qoftë me fat!”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yildirim mori pjesë në takimin e parë të grupit drejtues të partisë së tij pas emërimit si kryetar i Përgjithshëm i AK Partisë dhe kryeministër i Turqisë.

Ai e nisi fjalimin e tij duke iu drejtuar të pranishmive me fjalët: “Të nderuar miq, mysafirë, zonja dhe gazetarë. Në emër të Zotit po fillojmë shërbimin ndaj popullit në këtë periudhë të re me dashurinë e ditës së parë. Qoftë me fat!”.

Ndër tjerash, në fjalimin e tij Yildirim tha:

“Ju përshëndes nga zemra në këtë takim të grupit drejtues, i pari pas kongresit. Do ta përsërisim dashurinë e njëjtë ndaj qytetarëve duke i ndjerë pranë vetes”, u shpreh Yildirim, duke shtuar më tej se “Erzincani, Izmiri, të gjitha vendet e shtypura, jemi krenar me këtë vullnet të përbashkët. I përshendes nga zemra heronjtë tanë, forcat e sigurisë, policët, mbrojtësit tanë, të cilët qëndrojnë përgjatë kufirit natë e ditë për hirë të pavarësisë, sigurisë dhe paqes së Turqisë. I kujtojmë me mirënjohje dëshmorët tanë që burrërisht e humbën jetën për pavarësinë e Turqisë dhe integritetin territorial”.

Duke rikujtuar se pak më parë e kishin formuar qeverinë e re, Yildirim uroi që kjo qeveri të jetë në dobi të shtetit dhe popullit.

“Na mundësoftë Zoti i madhëruar shërbime të mira për njerëzit, popullin tonë!”, tha Yildirim

Duke iu përgjigjur sloganeve në sallon me kundëpërgjigjen “Ndoshta grupi ynë nuk e di mirë Kaymakci-në, por të thuash Kaymakci është të thuash Izmiri”, duke thënë më tej se “Edhe ju jeni gjithçka që kemi. Po të mos jeni ju, ne përjetojmë ditë të vështira. Nëse populli ynë është i lumtur dhe i kënaqur, atëherë ne ndihemi krenarë me të dhe përgjegjësia jonë rritet edhe më shumë dhe punojmë me mish e me shpirt që të ofrojmë shërbime më të mira”.

“Të nderuar bashkëudhëtarë, është nderi më i madh të jem në rrugën e njëjtë me ju dhe të ecim krah për krah. T’i shërbejmë Turqisë është dhurata më e madhe që na e ka mundësuar Zoti. E falënderoj Zotin që na e dha përgjegjësinë dhe amanetin e madh të cilin e përfaqëson AK Partia. Me këtë rast, në emër të grupit tim dhe në emër të popullit e falënderoj kryetarin e dytë të partisë dhe bashkëudhëtarin tim, Ahmet Davutoglun, për shërbimet e mira që i ka bërë për popullin”, tha Yildirim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit