2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Turqi: Fillojn punimet per prodhimin e raketave balistike

Më të lexuarat

Në Turqi kanë nisur punimet për prodhimin për herë të parë të një rakete balistike, pra ndërkontinentale.

Butoni është shtypur pas kërkesës së Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan për raketa me rreze veprimi 2 mijë e 500 kilometra.
Vendimi në lidhje me këtë çështje u mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes që u zhvillua javën e kaluar nën drejtimin e Kryeministrit Erdoan dhe ku mori pjesë edhe Shefi i Shtatmadhorisë Gjeneralarmate Nexhdet Ozel.
Burimet pranë industrisë së mbrojtjes nënvizojnë vendimin e marrë për fillimin e projektit për ndërtimin e një qendre për lëshimin e satelitëve, ndërsa shtojnë: “Bisedimet për ‘raketën balistike’ ka kohë që vazhdojnë. Me ndërtimin e qendrës për lëshimin e satelitëve Turqia do të fitojë aftësinë për të dërguar raketa edhe jashtë atmosferës. Kështu do të jetë kapërcyer edhe pragu kritik për prodhimin e raketave balistike”.
Disa nga vendet që prodhojnë sot raketa ndërkontinentale janë SHBA, Rusia, Kina dhe Franca.
Të zotërosh një teknologji të tillë do të thotë që një vend është në gjendje të godasë nga tokat e veta një pikë të çfarëdoshme në botë.
Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Nënsekretarisë së Industrisë së Mbrojtjes dhe TUBITAK-ut kanë kohë që bisedojnë mbi projektin e raketës kombëtare.
Ajo që i ka bërë titullarët të jenë optimist është raketa e parë e lëvizshme SOM me rreze veprimi momentalisht 300 km, të cilën e ka prodhuar dhe zhvilluar Qendra e Kërkimeve Shkencore dhe Teknike të Turqisë (TÜBİTAK). .
Objektivi është që rrezja e veprimit të raketës së tipit SOM të rritet në fillim deri në 1500km, dhe pastaj deri në 2500 km./mszh/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit