4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Turqi: Erdogan, më shumë të drejta kurdëve dhe lejim të mbulesës islame

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan lajmëroi një reformë të thellë politike, e cila përfshin të drejta të zgjeruara për popullsinë kurde dhe rikthimin e mbulesës islame në administratë dhe shkolla.

Gjithashtu, kryeministri propozoi reduktimin e pragut zgjedhor prej 10%, që është një pengesë për pjesëmarrjen në Parlament të partisë kurde dhe forcave të tjera më të vogla përfaqësuese të pakicave kombëtare.

Në bazë të reformës, qytetet me mbizotërim të popullsisë kurde do të lejohen që të përdorin gjuhën dhe emrin e tyre.

Erdogan do të përfshijë në projektligj edhe heqjen e ndalimit të përdorimit të mbulesës në shërbimin publik, një objektiv afatgjatë i partisë së tij.

Ndalimi i mbulesës ka qenë një prej çështjeve më të debatuara prej vitesh në Turqi, me mbështetës të shumtë midis atyre që përkrahin shtetin laik dhe kundërshtarë po aq të shumtë, mes radhës së konservatorëve e përkrahësve të promovimit të identitetit islamik turk. / TCH/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit