Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, mbajti fjalimin e fundit të vitit 2013 drejtuar popullit.
Gjatë fjalimit të tij Kryeministri Erdoan preku edhe në operacionet e 17 dhjetorit, për të cilat ai tha se “Komploti i 17 dhjetorit është një tentim i atentatit i fshehur prapa ngjarjes së ryshfetit”, ndërsa shtoi se të gjitha ata që ndodhen brenda kësaj loje dhe që marrin rol aktiv në të nuk do të falen nga historia.
Gjatë fjalimit të tij Kryeministri Erdoan tërhoqi vëmendjen në luftën 11-vjeçare kundër korrupsionit. Duke e bërë të ditur se për shkak të qëndrimit të tyre të drejtë kundër kësaj dukurie Turqia u rrit për 3 herë.
Duke e nënvizuar se Turqia arriti ta lajë borxhin e 23,5 miliardë dollarëve FMN-së dhe se rezervat e Bankës Qendrore dolën në 136 miliardë dollarë, Kryeministri Erdoan tha: “A do të ishte e mundur të realizohen këto në një vend ku mbretëron korrupsioni?”
“Një organizatë e vendosur brenda shtetit, e cila vepron sipas direktivave të marra nga jashtë, ka tentuar të kryej atentat mbi stabilitetin e Turqisë, sigurinë, ekonominë e saj në rritje dhe vëllazërinë”, theksoi Erdoan ndërsa shtoi se “Disa persona, të cilët veprojnë në mënyrë të organizuar brenda gjyqësorit, që u bënë pion të këtij kurthi të njollosur me qëllim të transferimit të sovranitetit të marr nga populli tek gjyqësori, kanë vepruar pa përgjegjësi dhe në mënyrë militante duke tentuar të kryejnë pothuajse një grusht shtet”.
Erdoan theksoi se sovraniteti i takon popullit dhe shtoi se viti 2014 do të jetë shumë më i mirë se viti që lamë pas./trt/kohaislame