-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Turqi, dy fëmijë sirian vdesin nga të ftohtit

Më të lexuarat

Rreth 200.000 sirianë të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në kampe për shkak të luftës po përballen me një dimër të vështirë.
Sot, një lajm i trishtuar erdhi nga një kamp në kufirin turko-sirian në provincën Hataj i cili tregon për vdekjen e dy fëmijëve të vegjël, si rezultat i motit të ftohtë.
Vlerësimet thonë se deri në 50,000 fëmijë refugjatë sirian janë në rrezik të vdekjes nga të ftohtit, pasi temperaturat janë nën zero.
Koordinatorët për bamirësi nga organizata IHH, të cilët janë duke punuar për të ndihmuar refugjatët në Hataj, kanë thënë se për shkak të ngrohjes së pamjaftueshme në kampe, foshnjet e porsalindura dhe fëmijët e vegjël janë në rrezik për të vdekur.
Javën e kaluar në Siri kanë vdekur rreth 10 fëmijë për shkak të ftohtit./mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit