2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Turqi, disa organizata joqeveritare protestuan kundër hapjes së ambasadës së Kosovës në Kuds

Më të lexuarat

Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, përfaqësues të disa organizatave joqeveritare (OJQ) protestuan kundër hapjes së ambasadës së Kosovës në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarë të Platformës së Lirisë së Besimit, Memur-Sen-it si dhe palestinezët dhe shqiptarët që jetojnë në Turqi, janë mbledhur para ambasadës së Kosovës në Ankara.

Zeynel Özkan, në deklaratën për media në emër të grupit, tha se përderisa Kosova në vitin 1998 pushtohej dhe ndodhnin masakra të mëdha, Izraeli ka qëndruar pranë pushtuesve.

“Kur akoma nuk është tharë gjaku i dëshmorëve”, tha Özkan, duke shtuar se Izraeli ka përdorur rastin dhe ka bërë një hap të tillë me bashkëpunëtorët e tij.

“Ashtu siç ne e mbrojtëm Kosovën në luftën e pavarësisë së saj me koston e jetës sonë, sot dhe çdo herë e mbrojmë Palestinën e pushtuar dhe me këtë rast, ne përsëri shprehim se do të vazhdojmë luftën tonë derisa pushtuesit cionistë të largohen nga këto toka, veçanërisht nga Kudsi. Mos të harrojmë se muslimanët janë vëllezër dhe një vëlla nuk e braktis vëllain tjetër në persekutim”, tha Özkan duke shtuar se:

“Ashtu si Kosova edhe Palestina janë vëllezër. Ne besojmë se populli largpamës i Kosovës kurrë nuk do të braktisë vëllezërit e tyre palestinezë në persekutim dhe do të bëjnë përpjekje intensive që autoritetet të kthehen nga ky vendim i gabuar”.

“Njollë e zezë në ndërgjegjen e njerëzimit dhe në histori”

Özkan ndër të tjerat u shpreh se me padurim presin ditën kur shteti palestinez me kryeqytet Kudsin të çlirohet nga pushtimi. “Ne besojmë me gjithë zemër se Qeveria e Kosovës sa më shpejt do të kthehet nga ky gabim i madh. Ne si përfaqësues të organizatave joqeveritare, besojmë se hapja e ambasadës në Kuds nga Qeveria e Kosovës do të krijojë njollë të zezë në ndërgjegjen e njerëzimit dhe në histori”, tha ai.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit