1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqi, dëborë deri në muajin gusht për ata që duan skijimin

Më të lexuarat

MUŞ (AA) – YAHYA SEZGIN – Qendrat e skijimit në malet Kurtik dhe Cavus në lindje të Turqisë janë gjithnjë më të popullarizuara në atraksionin turistik të muajit prill për adhuruesit e skijimit dhe borës.

Falë pozitës së favorshme gjeografike, Turqia përgjatë brigjeve të saj të Mesdheut, Egjeut, Detit të Zi dhe Marmarasë tërheq shumë të pasionuar të pushimeve verore dhe notit, ndërsa në male në të njëjtën kohë ka ofertë të pasur për adhuruesit e këtij lloji të turizmit dhe skijimit.

Ekipi i reporterëve të Anadolu Agency (AA) vizitoi zinxhirin malor Kurtik dhe Cavus që gjendet në lartësinë mbidetare prej 2.220 metrave dhe ku lartësia e borës edhe tani arrin deri në një metër e gjysmë.

Ky është një vendpushim dimëror që është vetëm 12 kilometra nga qendra Musa, prandaj tërheq shumë skiatorë dhe rekreativë profesionistë

Instruktori i skijimit, Veysel Oglago, për AA tha se kushtet e skijimit edhe në këtë periudhë të vitit janë optimale për stërvitje.

Ai tha se duke ndërtuar një qendër të madhe skijimi ky vendpushim dimëror mund të bëhet një nga qendrat më të rëndësishme për skiatorët nga e gjithë bota të cilët dëshirojnë që edhe pas sezonit dimëror të bëjnë ski.

“Aktualisht, skiatorët tanë turq shkojnë në kampe jashtë shtetit për të stërvitur. Vendi ynë ka aftësinë për të hapur kampe të tilla. Kurtik dhe Cavus janë të mbuluara me borë të mjaftueshme për skijim deri në gusht”, tha instruktori Yakup Ferhatoglu.

Ferhatoglu shtoi se ndërtimi i komplekseve të mëdha të skive në këto male do të kishte rëndësi të madhe gjithashtu edhe për shumë olimpikë turq, të cilët do të kishin kushte ideale për t’u përgatitur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit