4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Turqi, caktohet paraburgim për 6 pjesëtarët e FETO-s të sjellë nga Kosova

Më të lexuarat

Ndaj gjashtë pjesëtarëve të FETO-s të sjellë nga Kosova në Turqi është caktuar paraburgim nën akuzat “udhëheqje të organizatës terroriste” dhe “spiunazh ndërkombëtar”

Gjykata turke ka caktuar masë arresti me paraburgim për gjashtë pjesëtarët e organizatës terroriste FETO/PDY të sjellë në Turqi nga Kosova përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) nën akuzat “udhëheqje të organizatës terroriste” dhe “spiunazh ndërkombëtar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi për paraburgimin e të dyshuarve Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është caktuar nga një gjykatë penale në Stamboll.

Të dyshuarit janë sjellë në gjykatë pas marrjes paraprake të dëshmive nga ana e Prokurorisë Republikane të Stambollit dhe Byrosë së Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara.

Ndryshe, MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars solli në Turqi gjashtë pjesëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit