-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Turqi, burg për drejtorin që deshi të shesë disajnin e armëve

Më të lexuarat

Tanriverdi ka tentuar ti shesë një zyrtari të punësuar në një kompani amerikane, disajnin dhe planet prodhuese për pushkën automatike MP-5 për një çmim prej 70.000 dollarësh

Drejtori i fabrikës shtetërore për prodhimin e armëve, Mustafa Tanriverdi, është dënuar të enjten me 23 vite burg, me akuzën se ka tentuar ti shesë një kompanie amerikane, disajnin e armëve turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Tanriverdi që ka drejtuar një fabrikë të vogël armësh, u shpall fajtor se ka tentuar ti shesë një zyrtari të punësuar në një kompani amerikane, disajnin dhe planet prodhuese për pushkën automatike MP-5 për një çmim prej 70.000 dollarësh amerikan si dhe modelin e pushkës automatike MPT-76 të këmbësorisë turke, për një çmim prej 300.000 dollarë.

Gjykata e 4-të Penale në Ankara i shqiptoi Tanriverdit dënimin në kohëzgjatje prej 12 vite dhe tetë muaj burg, me akuzën se ka “shfrytëzuar sekretet shtetërore dhe se ka tradhëtuar shërbimet shtetërore”.

MPT-76, paraqet akronimin turk për “pushka kombëtare këmbësorike” është disajnuar dhe prodhuar nga Korporata Industriale për Mekanikë dhe Kimi (MKEK).

Projekti për pushkën e parë vendore për nevojat e këmbësorisë u finalizua më maj të vitit 2014 pasi MPT-76 përfundoi me sukses 50 testet e para.

Me prodhimin e armëve të reja të cilësisë së lartë, Turqia synon të zvogëlojë varësinë e saj nga prodhuesit e huaj të armëve, të cilët aktualisht kufizojnë MKEK-un që të bëjë përmirësime nga më të voglat te armët e tyre, për çka fillimisht kërkojnë pëlqimin e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit