5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqi, arrestohet një punonjës i konsullatës amerikane për lidhje me FETO-n

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Autoritetet turke kanë shqiptuar masë arresti me paraburgim për një punonjës të Konsullatës së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Stamboll për lidhje me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Paraburgimi për punonjësin e konsullatës me inicialet M.T. është caktuar në kuadër të hetimeve ndaj FETO-s, pasi për të dyshuarin është zbuluar se ka pasur kontakte me disa të dyshuar të FETO-s, përfshirë edhe ish-prokurorin e arratisur të FETO-s, Zekeriya Öz, dhe ish-drejtorët policorë Yakup Saygılı, Nazmi Ardıç, Mahir Çakallı dhe Mehmet Akif Üner, ndaj të cilëve është hapur procedim gjyqësor.

M.T. akuzohet për “përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues”, “spiunazh” dhe “përpjekje për ta përmbysur qeverinë e Turqisë”.

Organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga Fetullah Gylen me bazë në SHBA, orkestroi përpjekjen e grusht shtetit, ku ranë dëshmorë 250 persona ndërsa rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Kjo organizatë terroriste qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit