2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqi, arrestohen 8 ushtarakë të dyshuar për lidhje me FETO-n

Më të lexuarat

Forcat turke të sigurisë në gjithë vendin arrestuan të paktën tetë të persona nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të mposhtur të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Arrestimet erdhën pasi prokuroria në kryeqytetin Ankara lëshoi ​​urdhër për arrestimin e 11 të dyshuarve në kuadër të përpjekjeve për të eliminuar praninë e grupit terrorist brenda Forcave Ajrore Turke, tha një burim, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Nga 11 të dyshuarit, janë arrestuar tetë ushtarakë, në mesin e të cilëve tre oficerë aktivë dhe nënoficerë, si dhe një oficer i shkarkuar.

Operacionet janë duke u zhvilluar për arrestimin e tre të dyshuarve të mbetur, sipas burimit.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016, në të cilën ranë 251 dëshmorë dhe 2.734 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit