Gjatë operacioneve të mëngjesit në Stamboll u arrestuan 7 persona nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste PKK, thanë burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dyshuarit u kapën në bastisjet e njëkohshme nga ekipet anti-terrorizëm në nëntë lokacione në tetë rrethe të Stambollit, sipas burimeve, të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për të folur me media.
Të dyshuarit besohet të jenë të përfshirë në aktivitete për organizatën terroriste PKK pasi shumë dokumente organizative u gjetën gjatë operacionit, shtuan burimet.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e të paktën 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.