Turqia shpreson se në gjashtë muajt e ardhshëm do të përfundojnë negociatat me Kinën dhe nga ai shtet do të blehet sistemi i parë kundërraketor me pikëmbërritje të madhe, deklaroi sot drejtori i nënsekretariatit turk për industri ushtarake Murad Bajar.
“Qëllimi ynë është që në gjashtë muajt e ardhshëm të arrijmë nivel të arsyeshëm në negociata dhe të konfirmojmë nëse është e mundur të zbatohet ai program”, deklaroi Bajar në konferencën për shtyp në Stamboll. Ai shtoi se autoritetet turke do të shqyrtojnë edhe oferta nga kompanitë tjera botërore, derisa negociatat me kompaninë kineze dështojnë. Në shtator ishte dhënë dritë e gjelbër për fillimin e negociatave me kompaninë kineze për eksport dhe import të mekanikës precize (CPMIEC),e cila është nën sanksionet amerikane për shkak të shitjes së armëve dhe teknologjive raketore për Iranin dhe Sirinë. Marrëveshja me Turqinë për sistemin raketor XQ-9 do të ishte i vlefshëm2,9 miliard euro. /MIA/kohaislame