1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turpi

Më të lexuarat

Ibn Abasi transmeton se profeti alejhi selam ka thënë:”Çdo fe ka moralet e veta e morali i Islamit është turpi.”

Meqënëse Islami është feja e vetme e pranuar, Allahu i ka dhënë kësaj feje moralin me të lartë që është turpi. Profeti alejhi selam na ka dhënë neve shembullin më të lartë në ndjenjën e turpit. Ebu Said el Hudrij thotë se profeti alejhi selam kishte më tepër turp se sa ka një virgjëreshë brenda  dhomës së saj e nëse ai urrente diçka, dukej kjo në fytyrën e tij.

Janë të shumta hadithet që flasin për ndjenjën e turpit dhe që qartësojnë pozitën e lartë të tij ne Islam. Ebu Hurejre thotë se profeti alejhi selam ka thënë: “Besimi është 70 e disa pjesë; më e mira prej tyre është fjala LA ILAHE IL ALLAH e më e ulta është heqja e një pengese nga rruga. Turpi është prej besimit.” Ibn Omeri thotë se profeti alejhi selam kaloi pranë një burri që po e këshillonte vëllain e tij dhe ai i tha atij: “Lëre atë se vërtetë është prej besimit.” Po ashtu, alejhi salatu ue selam ka thënë: “Turpi dhe besimi janë shok së bashku dhe nëse ngrihet njëri prej tyre ngrihet edhe tjetri.” Ibn Mesudi transmeton prej profetit alejhi selam: “Prej gjërave të profetësisë së parë që kanë kapur njerëzit është: nëse nuk ke turp,bëj çfarë të duash.”

Përkufizimi i turpit: Kanë thënë:

1.Një moral që shtyn për kryerjen e një vepre të mirë ose për lënien e një vepre të urryer.

2.Shtrydhja e vetes për lënien e një gjëje të urryer.

Turpi është një karakteristikë e njeriut për të mos bërë çdo gjë që dëshiron ai, sikur veprojnë kafshët. Ai është një moral fisnik e kujt i bëhet haram atij i bëhet haram e tërë mirësia, e kush është pajisur me ketë virtyt fiton krenarinë, respektin dhe merr tërë mirësinë. Turpi është një ndërtesë e vërtetë në natyrshmërinë e njeriut. E nëse sheh dikë që skuqet apo zihet ngushtë nga puna apo fjala që nuk duhet, dihet se ai është vërtetë i gjallë. E nëse sheh dikë tjetër që kur bën një vepër të keqe nuk i bëhet vonë, dije se tek ky person nuk ka mirësi.

Dijetarët e kanë ndarë turpin në dy pjesë:

1.Turpi prej njerëzve. P.sh: njeriu të pastroje gojën e vet prej gjërave të ndyta, të ketë turp që të tregojë të fshehtat ose të ketë turp dikush se mos bëhet shkak që të ndikojë për keq tek të tjerët. Ose duhet të njohë vendin e shokëve të tij, duke i dhënë hakun e vet çdokujt që i takon.

2.Turpi prej Allahut. Ne po ushqehemi nga mirësitë e Tij, po marrim ajër nga ajri i Tij, jetojmë sipër tokës që e ka krijuar Ai. Është e natyrshme që nëse njeriut i bën një mirësi ai të përpiqet të kthejë mirësinë me mirësi, po si është puna kur kjo mirësi është prej Allahut a nuk kemi turp prej Allahut që mirësinë t’ia kthejmë me gjynahe?! Profeti alejhi selam në një hadith na sqaron neve se cili është turpi i vërtetë prej Allahut: “Kini turp prej Allahut me një turp të vertëtë.” Thanë sahabët se ata vërtetë kishin turp prej Allahut. Tha: “Nuk është keshtu. Porse prej turpit të vërtetë prej Allahut është që të ruash kokën dhe atë që përmban ajo, barkun dhe atë që përfshin ai, të përkujtosh vdekjen dhe sprovën, e kush e do ahiretin le të lërë zbukurimet e jetës së dynjasë. E kush e bën këtë, ai ka turp të vërtetë prej Allahut.”

Na ka sqaruar profeti alejhi selam në këtë hadith se turpi i vërtetë prej Allahut përfshin të tëra këto çështje e kush le mangut dicka prej këtyre çështjeve, i pakësohet atij turpi prej Allahut në atë masë sa është edhe mangësia e tij. E para e këtyre çështjeve është ruajtja e kokës: në përgjithësi kjo fjalë është që të mos bëjë shirk, duke bërë sexhde me kokën e tij për dikë tjetër përveç Allahut e të mos hiqet mendjemadh ndaj robërve të Allahut. Sexhdja për dikë tjetër perveç Allahut është shirk. Profeti alejhi selam thotë: “Nëse do të urdhëroja dikë për t’i bërë sexhde dikujt, do të urdhëroja gruan që t’i bënte sexhde burrit të saj.”

Mendjemadhësia dhe shirku të bëjnë që të futesh në zjarr. Allahut thotë: “Ai që i bën shok Allahut, Allahu ia ndalon atij xhenetin dhe vendqëndrimi i tij është zjarri. Për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë.” Ndërsa profeti alejhi selam thotë: “Nuk hyn ne xhenet ai që në zemrën e tij ka sa një grimcë mendjemadhësie.”Çfarë futet në mënyrë më të hollësishme tek ruajtja e kokës?

Përsa i përket gojës: Të largohet nga ngrënia haram dhe nga gjërat e dyshimta. Profeti alejhi selam thotë:”Çdo pjesë e rritur me diçka haram, zjarri është më parësor për të.” Ngrënia haram bën që të mos të të pranohet duaja. Profeti alejhi selam thotë: “Vërtetë Allahu është i mirë dhe nuk pranon tjetër gjë përveç asaj që është e mirë. Allahu ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar profetët. Thotë Allahu: “O ju që keni besuar hani prej të mirave që Ne ju furnizuam e Allahun falenderojeni nëse jeni që e adhuroni Atë.” Pastaj përmendi një burrë që zgjaste udhëtimin i pluhurosur dhe ngrintë duart nga qielli duke thënë o Zot, o Zot. Ushqimi i tij ishte prej haramit, pirja e tij ishte prej haramit ishte veshur me haram, ishte rritur me haram e si mund që t’i përgjigjej atij për ketë.” Tek çështja e gojës futen edhe fjalët. Thotë profeti alejhi selam: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit le të thotë fjalë të mira ose le të hesht.” Gjuha është tepër e rëndë se me të ndodh shirku, kufri, gënjeshtra, gibeti, thashethemet, dëshmia e rrejshme, fjala për Allahun pa dije e të tjera që të gjitha janë shkatërrimtare për njeriun.

Përsa i përket syrit: Allahu ka urdhëruar besimtarët që të ulin shikimet e tyre ndaj atyre gjërave që Ai u ka dhënë qafirave prej kënaqësive të dynjasë. Thotë Allahu: “E mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre e për t’i sprovuar me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe i përjetshëm.” Ndërsa profeti alejhi selam ka thënë:”Shikoni tek ata që janë më poshtë se ju e mos shikoni tek ata që janë më lart jush.”

Po ashtu, Allahu ka urdhëruar besimtarët që të ulin shikimet e tyre. Thotë Allahu në Kuran: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre e të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtarëve që të ulin shikimet e tyre të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre...” Profeti alejhi selam i ka thënë Aliut: “O Ali, mos e paso shikimin me shikim. Për ty është shikimi i parë dhe shikimi i dytë është kundra teje.” Po ashtu, alejhi selam ka thënë: “Kujdes nga qëndrimet në rrugë…vetën nëse i jepni rrugës hakun e saj. Thanë  sahabët: “Kush është haku i saj?” Tha: “Ulja e shikimit, ndalja e mundimeve, kthimi i selamit, urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të keqiat.” Bëhet e ditur se nuk ka asnjë dallim mes shikimit të drejtpërsëdrejti dhe shikimit indirekt. (p.sh: fotografi apo televizor etj.)

Përsa i përket veshëve: Ruajtja e tij është duke lënë dëgjimin e atyre gjërave që  janë haram prej mashtrimeve, fjalëve të kota si dhe për dëgjimin e atyre gjërave që Allahu e ka bërë harram dëgjimin e tyre. Muslimani është urdhëruar për të ndryshuar një gjë të keqe nëse e sheh apo e dëgjon. Nëse njëriu sheh një gjë të keqe atij i dobësohet zemra dhe mbase nuk arrin dot që të dallojë të mirën nga e keqja e as që urdhëron për të mira e ndalon nga e keqja. Profeti alejhi selam dëgjimin me veshë e ka bërë zina siç ka bërë zina edhe shikimin me sy. Ai thotë: “I është shkruar birit të Ademit pjesa e tij prej imoralitetit (zinasë) e ai patjetër do ta kapë atë. Zinaja e dy syve është shikimi, zinaja e veshëve është dëgjimi, zinaja e gjuhës janë fjalët, zinaja e dorës është prekja, hapat janë zinaja e këmbëve e zemra ka epshe dhe lakmon, ndërsa organi ose e vërteton këtë ose e përgënjeshtron atë.” Ne ruajtjen e kokës futet edhe mosshikimi në ato vende ku nuk duhet të shikohet. Koka e gruas është auret dhe veshët janë pjesë e kokës, prandaj nuk i lejohet femrës që beson ne Allahun dhe në Ditën e Fundit që të zbulojë kokën e saj kur janë prezent njërëz të huaj për të. Futet këtu edhe mosrruajtja mjekrrës e për këtë ka shumë hadithe.

Përsa i përket barkut: Futet këtu ushqimi. Allahu thotë: “Hani dhe pini e mos shpërdoroni! Ai nuk i do shpërdoruesit.” Profeti alejhi selam thotë: “Nuk mbush biri i Ademit një enë me të keqe se barku i tij. Nëse do që patjetër ta mbush atë 1/3 ta lërë për ushqim, 1/3 ta lërë për pije, 1/3 ta lërë për ajër.” Nga gjërat që përfshin barku janë:

1.Organi. Allahu ne suren Nur urdhëron besimtarët dhe besimtaret që të ruajnë organet e tyre. Ai i ka lavdëruar ata që kujdesen për ruajtjen e organeve të tyre duke thënë: “Ruajtësit dhe ruajtëset e organeve të tyre, shumëpërmendësit e Allahut dhe shumëpërmendëset e Allahut; Allahu u ka premtuar atyre falje e shpërblim të madh.” Gratë besimtare duhet t’i frikësohen Allahut e të mos zbulojnë trupin e tyre pa nevoje.

2.Këmbët. Duke mos vajtur me to në haram. Gratë nuk duhet të lejojnë që të shoh këmbët e saj dikush që nuk duhet. Themi me ketë se gruaja që vesh një minifund nuk është treguar e kujdeshme për të ruajtur këmbët e saj. Çfarë arrin një femër të mbulojë me minifundin e saj? Po ashtu edhe përmendja e vdekjes është turp i vërtetë prej Allahut. Të kujtojë se kocka e tij do të bëhen copë e thërrmije e kur gjymtyrët do të rrëmohen e kush e do ahiretin e le zbukurimin e dynjasë.

 

Përgatiti: Erion Sula

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit