Mijëra njerëz mblidhen në Sheshin Tahrir për të mbështetur lëvizjen për të zëvendësuar ministrin e mbrojtjes dhe shefin e ushtrisë nga presidenti Mohamed Morsi.
Kreu i shtetit të Egjiptit ka dërguar gjeneralin e ushtrisë dhe ministrin e mbrojtjes, Fidel Marshal Hussein Tantawi, dhe disa gjeneral te lartë në pensionim dhe ka anuluar amendamentet kushtetuese të sponsorizuara nga ushtria që kufizojnë të drejtat e kryetarit.
Mohamed Morsi, të dielën njoftoi përmes zëdhënësit shkarkimin e Tantavit dhe emërimin e tij si një këshilltar presidencial.
Sipas televizionit shtetëror, Abdul-Fatah al-Sessi do të zëvendësojë Tantavin si ministër i mbrojtjes dhe komandant të përgjithshëm të ushtrisë.
Morsi gjithashtu dërgoi në pension shefin e shtabit, Gjeneral Sami Anan, dhe e emëroi atë si një këshilltar presidencial.
Gjeneral-Lejtnant Sidki Sayed Ahmed, u emerua si zëvendësim i Ananit.
Morsi gjithashtu emëroi një gjyqtar të lartë, Mahmoud Mekki, si zëvendës-president. Të gjitha vendimet hynë në fuqi menjëherë.
Mijëra Egjiptian, të dielën në mbrëmje festuan shpalljet në Sheshin Tahrir në Kajro ku u bënë protestat që përmbysën Mubarakun.
“Populli mbështesin vendimin e kryetarit”, thërriste turma.
Të tjerët talleshin me largimin e Tantavit, të paraqitur zyrtarisht në pension.
Ata brohorisnin: “Marshall, trego të vërtetën, a Morsi të shkarkoj?”
Gazetari Rawya Rageh i Al-Jazeera-s duke raportuar nga Kajro tha: “Vendi mund të jetë pa një kushtetutë, por ka deklarata kushtetuese që specifikojnë përshkrimin e punës e presidentit, dhe është në përputhje me rregullat dhe autoritetin e tij që të punësoj apo pushoj zyrtarë të lartë qeveritarë.”
Ajo tha: “Por unë mendoj se të bëhen gjitha këto deklarata për këto ndryshime ishte një lëvizje befasuese dhe e guximshme”
“Morsi që nuk deshi të sfidoj ushtarakët që në fillim, përdori rastin e sulmit të kufirit për t’i dhënë fund karrierës politike të një prej njerëzve që shërbyen për një kohë të gjatë në ushtrinë e vendit.
“Por nëse kjo ishte për rezultatin politike apo me të vërtetë një çështje e përgjegjësisë, pavarësisht nga motivet, kjo me të vërtetë ishte një tërmet politik”.
“Pas të gjithave, të dy Tantavi dhe Anan, dy anëtarët më të fuqishme të Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura (SCAF), për një kohe te gjatë u shfaqen si të pamposhtur – të dy gjatë periudhës së SCAF morën kontrollin mbi vendin dhe madje edhe pas zgjedhjes së kryetarit Morsi në qershor” tha ajo.
Përveç Tantavi dhe Ananit, Morsi gjithashtu urdhëroi pensionimin e komandantëve të marinës, mbrojtjes ajrore dhe forcave ajrore.
Masat e fundit janë parë si përshkallëzim i luftës për pushtet mes Morsit, i cili mori detyrën më 30 qershor, dhe ushtrisë.
Fjalimi i Morsit
Në një fjalim drejtuar kombit të dielën në mbrëmje, Morsi tha se veprim i tij nuk ishte i drejtuar ndaj individëve.
“Vendimet qe mora sot nuk ishin menduar kurrë për të vënë në shënjestër persona të caktuar, as nuk kam ndërmend të vë në siklet institucionet, as nuk ishte qëllimi im që liria të zbehet,” tha ai.
“Unë nuk desha që të dërgoj një mesazh negativ për askënd, por qëllimi im ishte përfitimi i këtij kombi dhe popullit të saj.”
Morsi vlerësoi punën e forcave të armatosura, duke thënë se vendimi i tij do të lirojë ata të përqendrohen në detyrat e tyre profesionale.
Tantavi ishte kreu i SCAF, i cili sundoi vendin pas Hosni Mubarakut i cili u rrëzua si president në shkurt të vitit 2011.
Ai ishte ministër i mbrojtjes për gati dy dekada nën udhëheqjen e Mubarakut.
Morsi, nga Vëllazërisë Myslimane, dhe aleatët e tij islamiste nuk fshehen pakënaqësinë e tyre me ndryshimet e nxjerra nga ushtria në mes të qershorit që kufizonin rolin e kryetarit dhe dhënien e kompetencave të mëdha ushtrisë, duke përfshirë gjithashtu kontrollin e legjislativit.
Më parë këtë javë, Morsi shkarkoi kreun e shërbimit informativ.
Komandanti i marinës në pension, Gjeneral-Lejtnant Mohan Mameesh, u emërua si përgjegjës i Kanalit të Suezit, kanal strategjik që lidh Detin e Kuq dhe të Mesdheut që është një burim kryesor i të ardhurave për vendin.
Më parë, korrespondentja e Al Jazeera-s, Sherine Tadros, ne raportimin nga Kairo, tha: “Do të ketë shumë e pyetjeve të shtruara, sidomos nëse Morsi është në gjendje të bëjë këtë.
“Në orët e ardhshme, ne do të kuptojmë se si erdhi ky vendim. E gjithë kjo ka ndodhur shumë shpejt, dhe ajo ishte e papritur.”
Shqip: K.Morina