-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turku që gjeti refugjatët sirianë, s’mundet të ha e as të fle: Ishin si në gjumë, me pak buzëqeshje!

Më të lexuarat

Një banakier turk ka rrëfyer se si ka nxjerrë nga uji trupin e refugjatit trevjeçar nga Siria, Aylan Kurdi.
Fotografia që tregon xhandarmërinë turke duke e larguar trupin e djaloshit të vdekur nga plazhi, të mërkurën, u bë shpejt simbol i krizës së migrimit në Evropë.

Djaloshi u mbyt në një anije në të cilën vdiqën 12 persona, përfshirë edhe vëllain e tij me nënën.

Adil Demirtas, 18-vjeçar, ke deklaruar se kishte parë trupin në ora 6:30 në mëngjes. Ai ka treguar për “Daily Mail” se si së bashku me një shok kishin nxjerrë trupat në rërë para se të thërrisnin ambulancën.

“Vrapova drejt tyre. Isha shumë i frikësuar. Ai më ndihmoi t’i nxjerrja nga uji. Ata dukeshin akoma gjallë, ishin sikurse kishin fjetur, me pak buzëqeshje. Sytë i kishin akoma të hapur. Ua mbylla ngadalë”, ka deklaruar banakieri.

“Nuk po mundem të ha asgjë. Nuk mund të fle. Po mendoj vazhdimisht për dy fëmijët që i gjeta. Nuk kam fëmijë, por vëllai im i ka dy të moshës së njëjtë dhe jam shumë i lidhur me ta. Do të mendoj për këtë shumë gjatë”, shtoi Demirtas.

Babai i fëmijës, Abdullahi, që provoi ta shpëtojë familjen e tij kur nisi përmbytja e anijes, i dha lamtumirën familjes së tij në qytetin e Muglas, të enjten.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit