Në ofertën e Turkish Airlines janë fluturimet për në Stamboll me çmim prej 110 euro nga Sarajeva, Podgorica, Shkupi, Prishtina, Tirana, Lubjana, Zagrebi, Dubrovniku, Sofja dhe Kishnjev, ndërsa nga Beogradi 130 euro
Kompania ajrore Turkish Airlines ka përgatitur paketa të veçanta të uljes së çmimit të fluturimeve për shumë qytete nga Ballkani, Kaukazi dhe rajonet tjera me çmime prej 110 euro, në të cilat përfshihen të gjitha shpenzimet, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompania e cila fluturon në numrin më të madh të vendeve të botës, përgatiti rezervime të pranueshme për të pasionuarit e udhëtimeve, të cilët me çmim prej 110 euro mund të vizitojnë shumë qytete.
Në ofertën e Turkish Airlines janë fluturimet për në Stamboll me çmim prej 110 euro nga Sarajeva, Podgorica, Shkupi, Prishtina, Tirana, Lubjana, Zagrebi, Dubrovniku, Sofja dhe Kishnjev, nga Bukureshti do të kushtojnë 120 euro, ndërsa nga Beogradi 130 euro.
Bëhet fjalë për çmime të biletave kthyese me përfshirje të të gjitha shpenzimeve.
Të pasionuarit e udhëtimeve mund të shfrytëzojnë edhe ofertën e çmimeve të zbritura të fluturimeve për Batum, Tbilisi, Baku, Kharkiv, Lviv, Kherson, Zaporijya, Kiev dhe Odesa. Biletat kthyese nga Stambolli kushtojnë mes 110 dhe 150 euro.
Pakoja e çmimit të zbritur të fluturimeve ka të bëjë me numrin e kufizuar të vendeve të pasagjerëve të interesuar që biletat e tyre mund t’i blejnë deri më 15 tetor për fluturime deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm.
Mund të gjeni më shumë detaje mbi çmimet e planifikuara dhe të rregullta të fluturimeve të Turkish Airlines në zyrat dhe në faqen zyrtare të kompanisë (www.turkishairlines.com).
Turkish Airlines u themelua në vitin 1933 kur kishte pesë avionë, dhe sot ajo është një kompani e njohur turke që me 330 avionë fluturon në 255 destinacione të huaja dhe 49 turke. Kompania që ka fituar çmime është anëtare e aleancës ajrore globale Star Alliance.