Partia laike e Tunizisë e presidentit Moncef Marzouki thotë se do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës i udhëhequr nga islamikët.
Vrasja, e para vrasje e konsideruar nga qarqe anti qeveritare si vrasje politike në Tunizi prej disa dekadash, shkaktoi trazira të mëdha në vend, duke i thelluar ndarjet mes partisë Enhada.
Një zyrtar i Partisë së qendrës së majtë, Kongresi për Republikën, tha sot se grupi kishte paralajmëruar se do të dilte nga koalicioni qeveritar, në se nuk zëvendësohen ministrat e jashtëm dhe të drejtësisë. Ai tha se ministrat e partisë së themeluar nga zoti Marzouki, do të kërkonin zyrtarisht dorëheqjen nesër.
Partia Ennada fitoi shumicën në zgjedhjet e para të drejta dhe të lira në vend. Partia e zotit Marzouki dhe partia laike Ettakatol po ashtu kanë shumë pak vende në qeverinë aktuale, ngase shumë pak vota kanë fituar, por partia Islamike i futi në koalicion vetëm që të ketë një qeveri edhe me parti laike edhe pse ajo kishte fituar shumicën absolute dhe nuk ishte e nevojshme për to.