1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tsipras: Respekti, ndershmëria, drejtësia….ja ç’më bashkon me Erdogan

Më të lexuarat

Kryeministri Tsipras duket të marrë hapa historikë në marrëdhëniet Greqi-Turqi përpara vizitës

Kryeministri Alexis Tsipras tha të hënën se duhet të të krijohen kushte për të lehtësuar “hapa historikë” në marrëdhëniet Turqi-Greqi, një ditë përpara një vizite zyrtare në Ankara dhe Stamboll.

“Duhen krijuar kushte për hapa historikë në marrëdhëniet greko-turke”, tha Tsipras në një intervistë ekskluzive me Agjencinë Anadolu.

Tsipras, i cili mban postin e ministrit të Jashtëm, shkon në Turqi me ftesë të presidentit Erdogan, një vizitë që vjen pas një periudhë tensionesh mes dy vendeve, ku si shkak mbeten e drejta mbi disa ishuj në Egje.

Vizita pritet të adresojë të gjitha çështjet e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet relevante rajonale dhe ndërkombëtare, duke kërkuar të ndërmarrejn e hapave për të përmirësuar bashkëpunimin – u tha në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke.

Tsipras tha se marrëdhënia e tij me Erdohan bazohet në “respektin, ndershmërinë dhe drejtësinë” edhe pse ai u sfidua në momente shumë të vështira.

“Por kjo nuk na pengon të konsolidojmë kanalet e komunikimit në shumë nivele, për të kapërcyer pengesat dhe për të qenë në gjendje të flasim ër një axhendë pozitive”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit